Hapa të rinj për punësimin legal në shtetin fqinj, Itali. Një të tillë e ka bërë të mundur këto ditë Agjensia shqiptare e Punësimit Privat “La Speranza”, e cila nesër do të nisë për punësim 30 infermierë.
Hapa të rinj për punësimin legal në shtetin fqinj, Itali. Një të tillë e ka bërë të mundur këto ditë Agjensia shqiptare e Punësimit Privat “La Speranza”, e cila nesër do të nisë për punësim 30 infermierë. Agjensia e Punësimit Privat, e para shqiptare që punëson legalisht njerëz jashtë vendit, dje, në ambientet e Tirana International Hotel, ajo ka zhvilluar një takim miqësor me 30 infermierët shqiptarë, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të shtetit dhe zëvendësministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Gjergji Leka, i cili ka përshëndetur këtë iniciativë të kësaj agjensie.

Presidenti i saj, Arben Ismalaj, ka thënë për Gazeta Shqiptare se ky është hapi i parë i agjensisë që ai përfaqëson. “Pas një bashkëpunimi të frytshëm mes agjensisë “La Speranza” me ambasadën italiane në Tiranë, është bërë e mundur nisja legale e këtyre personave, për punësim në disa spitaleve të qyteteve kryesore të Italisë, në profesionin e infermierit”, ka thënë Ismalaj. Por, duket se nisja e këtyre 30 personave është vetëm fllimi i punës i kësaj agjensie të sapoliçensuar. “Kam nënshkruar një kontratë me agjensinë italiane “Nuova Assistenza”, për punësimin e 200 infermierëve në Itali. Këta janë 30 të parët, ndërkohë kanë ardhur edhe kërkesa të tjera, të cilat do të realizohen së shpejti”, ka vijuar më tej presidenti i “La Speranza”. Kështu, 30 të parët do të nisen ditën e diel, ndërsa të tjerë persona, kanë filluar aplikimet pranë zyrave të kësaj agjensie, në rrugën “Mine Peza”, Tiranë. 30 personat, të cilët do të nisen ditën e diel, i ka përshëndetur edhe zëvendësministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Gjergji Leka. “Iu uroj fat, ju dhe agjensisë kaq prestigjose “La Speranza”, e cila do të ketë gjithmonë mbështetjen e Ministrisë që përfaqësoj, për punësim të njerëzve të rrugë legale”, ka theksuar Leka.

Kështu, “La Speranza”, pas bashkëpunimit me ambasadën italiane në Tiranë, Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, si dhe pas marrëveshjes me agjensinë italiane “Nuova Assistenza” ka bërë të mundur punësimin e 30 infermierëve në Itali dhe pret plotësimin e 170 vendeve të tjera, por për infermierë.

Sipas Ismalajt, agjensia pret edhe kërkesa për punësim në fusha të tjera. “Punën tonë e kemi filluar dhe do ta vazhdojmë duke bashkëpunuar me institucione qeveritare dhe joqeveritare serioze. Ky dhe serioziteti jonë do të jetë çelësi i suksesit dhe korrektesës me klientët, ka vijuar Ismalaj.